Transmetuar më 14-06-2014, 11:58

Një qen gjuetie në Spanjë ka sjellë në jetë dy këlyshë me ngjyrë jeshile. Të zotët e tij janë të shokuar nga lindja e pazakontë, ndërsa që të dy ishin në gjendje të dobët.

Këlyshja femër ngordhi pak çaste pas lindjes, ndërsa këlyshi mashkull është ende gjallë por në gjendje të rëndë dhe po humbet gradualisht pigmentin jeshil.

Aida Vallelado Molina, e zonja e tyre tregoi se fillimisht mendoi se ishin të pistë, por pavarësisht pastrimit ata ruanin ngjyrën jeshile.

Dyshimet e disa veterinerëve janë se qenushja nënë mund të jetë ekspozuar ndaj disa substancave kimike, të cilat kanë prekur plançetën e saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit