Transmetuar më 14-06-2014, 11:00

Durrës, 14 qershor 2014, NOA.al- Një person i njohur me pseudonimin "Tixhja" është ekzekutuar me armë zjarri në Durrës, në zonën e tregut "Iliria".

Viktima është me origjinë nga Cërriku dhe me banim në Durrës, me moshë rreth 50 vjeç. Ai është identifikuar si biznesmeni Kujtim Dyrmishi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra.

Viktima sapo kishte dalë nga një dyqan në momentin që u ekzekutua brenda në makinën e tij tip Benz, nga dy personat që i kishin bërë pritë dhe zgjodhën momentin kur ishte i vetëm në makinë për ta vrarë.

Sipas dëshmitarëve bëhet e ditur se dy personat që kryen krimin ishin me maska.  Ata kanë qëlluar një herë me një plumb makinën e viktimës, e cila ka ndaluar në mënyrë të menjëhershme.

Më pas autorët kanë dalë nga makina e tyre dhe janë drejtuar nga ana e shoferit, në makinë e Dyrmishit, në të cilin kanë zbrazur karikatorin. Shenjat e plumbave gjenden në pjesën e jashtme të makinës, si dhe në trupin e viktimës.

Në vijim autorët, të cilët janë ende të paidentifikuar, u larguan me shpejtësi me një makinë tip Benz ngjyrë gri, me targa të Kosovës me targa 01204KS.

Rreth një orë pas krimit nga ana e policisë është gjetur e braktisur zonën e Rrushbullit makina me të cilën u larguan autorër e krimit, në brendësi të së cilës u gjetën edhe tre automatikë tip kallashnikov.

Dyshohet se personat që ekzekutuan Dyrmishin pas braktisjes së mjetit janë larguar në këmbë dhe mendohet se janë fshehur në zonën përreth./k/k/a.y/noa.al/

Njoftimi i policisë mbi ngjarjen

Rreth orës 11.00, në Sektorin Iliria, lagja Nr.13 Durrës, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij Benz me targa italiane DP411VF shtetasi K.D., 49 vjec, banues ne lagjen Nr.13 Durrës, i njohur me pseudonimin “Tixhja”.

Menjëherë pas marrjes dijeni për ngjarjen, nga ana e Policisë së Durrësit u kryen paralelisht disa veprime policore e proceduriale. Kështu u morën masa për kontrollin e pikave kyçe të lëvizjes, akseve rrugore që lidhin zonën me qytetin e Durrësit dhe ato fqinje. Njëkohësisht Grupi Hetimor vijoi veprimet  e para ne vendin e ngjarjes. Struktura për Hetimin  e Krimeve të Rënda filloi hetimin e rastit, duke koordinuar informacionet e para  që vinin nga vendi i ngjarjes, mbledhur të dhëna mbi viktimën dhe të shkuarën e tij, problematikën në të cilat ishte përfshirë, etj.

Në sajë të ndërhyrjes policore në kohë autorët e ngjarjes braktisën mjetin me të cilin transportoheshin, autoveturë Benz 250 me targa 01204 KS në afërsi të Rrashbullit, në autostradën Durrës-Tiranë; mjet brenda së cilit u gjetën edhe 3 armë zjarri: 2 Scorpions dhe 1 automatik model 56.

Tashmë puna hetimore po vijon me intensitet si në drejtim të përpunimit të provave  të grumbulluara përgjatë hetimeve të para, ashtu edhe krehjes së zonës në të cilën u gjet i braktisur automjeti e në mënyrë të veçantë në drejtim të së shkuarës së  viktimës.

Makina e autorëve

Makina e viktimës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit