Transmetuar më 14-06-2014, 10:10

Ata e kanë kaluar javën e lënë pas në muajin e dytë të mjaltit në Mexico, por Kim Kardashian dhe Kanye West iu rikthyen normalitetit, duke fluturuar drejt Tennessee ku reperi me ngjyrë performoi gjatë Bonnaroo Music And Arts Festival.

Ndërsa Kanye këndonte në skenë, Kim e cila ndodhej në publik, tërhoqi vëmendjen mbi vete për shkak të bluzës transparente që kishte veshur, nëpërmjet së cilës dukeshin hiret e saj.

Këtë bluzë ajo e kishte veshur me pantallona të bardha dhe me xhaketë ngjyrë ulliri, duke ekspozuar linjat e saj, ku pavarësisht martesës së pak muajve më parë, ajo s’ka ndryshuar aspak dhe aq më tepër në veshje.

Momente nga koncerti i të shoqit ajo i postoi në profilin e saj në Instagram, ku u shfaq duke pozuar edhe me fansat./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit