Transmetuar më 14-06-2014, 08:55

Ku gjenden emocionet? Në tru sigurisht, por edhe në rrahjet e zemrës. Është pikërisht organi i trupit që ka frymëzuar kaq e kaq poetë, ai që tregon nëse keni rënë në dashuri.

Një studim italian i Universitetit të Pisa ka treguar se si një algoritëm matematike mund të zbulojë me saktësi rrahjet e zemrës. Studimi u zhvullua në bashkëpunim me Universitetin e Essex dhe Medical School në Britaninë e Madhe, studim i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports”.

Gaetano Valenza, një nga autorët e studimit shpjegon se, “Zhvilluam një algoritëm matematik në gjendje që vetëm duke analizuar elektrokardiogramën mund të vlerësonim gjendjen emocionale. Praktikisht, bazuar në dinamikën kardiake jemi në gjendje  të kuptojmë se rrahja e zemrës vjen pas emocioneve të forta, veçanërisht kur dikush nis të bjerë në dashuri”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit