
Tiranë, 14 qershor 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e shtunë, 14 qershor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Rama dhe Meta, urdhër ministrave për ligjet: Mbrojini vetë”.
Tituj të tjerë janë; “Kokaina, në pranga Astrit Bushi dhe Arjan Shanaj”.
“ILDKP gjobit me 50 mijë lekë 17 zyrtarë, ja emrat”.
Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Gjyqtarët që liruan trafikantin. Publikohet vendimi i Gjykatës së Apelit që fali “baronin” Gëzim Çela”.
Tituj të tjerë janë; “Ndarja territoriale, Himara kërkon bashkim me Vranishtin dhe Lukovën”.
“Kosovari vret aksidentalisht gruan dhe plagos mbesën”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Ndarja e re, Himara merr bregdetin. Minoritarët kanë frikë se mos qeveria greke u ndërpret pensionet”.
Tituj të tjerë janë; “Kimistja 50 vjeçare, truri i bandës së drogës”.
“Paratë e kokainës në Spanjë përmes bankave”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Tezja” e kokainës, 50 vjeçarja vizita në katër kontinente.”
Tituj të tjerë janë; “Debatet, Noka: Sigurimi drejton SHIU. Hila: Agjenci e re inteligjence”.
“Kosovarei vret padashje gruan, plagos mbesën dhe veten”.
Gazeta “Mapo” çelet me shkrimin kryesor, “Gjyqtarët që zvarritën ekstradimin e Gëzim Çelës. Vendimi që shpëtoi nga burgu bosin e drogës”.
Tituj të tjerë janë; “Transporti pa furgonë, ja katër fazat e projektit “Haxhinasto”.
“Ismail Kadare: Përkulja… e Spartak Ngjelës, një vepër monumentale”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





