Transmetuar më 14-06-2014, 07:58

Fillimisht e vrau me disa goditje thike dhe më tej i shkuli zemrën për t’ia ngrënë, me pirun dhe thikë.
Vrasja makabre ka ndoldhur në qytetin e Capo të Afrikës së Jugut, ku viktima është një burrë 62 vjeçar, Mbuyiselo Manona.
Vrasësi i tij, një 35 vjeçar nga Zimbave, u arrestua pasi një dëshmitar që pa skenën e krimit, lajmëroi policinë.
“Nga dritarja e shtëpisë sime pashë Manona të shtrirë përtokë. Një burrë ishte pranë tij, i kishte duart me gjak dhe po gërmonte në trup. Pastaj pashë që mori në duar zemrën dhe nisi ta kafshonte”, tha dëshmitari në polici./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





