
FIFA është duke hetuar Përfaqësuesen e Kroacisë, pasi zyrtarët e stadiumit brazilian, Arena Corinthians, njoftuan se kroatët shkatërruan zhveshtoren e tyre pas humbjes nga Brazili.
U nervozuan aq shumë pas humbjes nga Brazili, saqë nuk kursyen asgjë që iu erdhi përpara pasi u futën në tunelin e stadiumit.
Përfaqësuesja e Kroacisë mund të jetë në probleme, pasi zyrtarët e stadiumit Arena Corinthians, janë ankuar për sjellje jo të mirë të tyre pas ndeshjes, ndaj brazilianëve.
Kroatët, të irrituar me penalltinë e paqenë të brazilianëve, shkatërruan zhveshtoren e tyre, duke bërë që pastruesve të stadiumit t’iu duheshin shumë orë për ta pastruar vendin.
“Kroatët shkatërruan gjithçka që mundën”, u shpreh Andres Sanchez, përgjegjës i stadiumit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





