
Oktapodi Reggina dhe armadilo Norman, japin parashikimet per supersfidën Gjermani-Portugali, citon Supersport.
Falë Polit, oktapodët kanë dhënë prova se janë të saktë në parashikime, duke qenë se në 2010 ai parashikoi saktë të gjitha ndeshjet e kombëtares gjermane dhe gjithashtu dhe finalen e Botërorit.
Katër vjet më pas për të parashikuar fituesin e një supersfide si ajo mes Gjermanisë dhe Portugalisë, drejtuesit e kopshtit zoologjik të Berlinit kanë përzgjedhur sërish një tjetër oktapod, të quajtur Reggina.
Për të evituar dhe polemikat, këtë herë gjermanët janë treguar më fair se kurrë duke vendosur vetëm dy flamurë, dhe oktapodi Reggina, vajti e zgjodhi si fitues të ndeshjes së të hënës, pikërisht Gjermaninë.
Në rast se dikush kërkon të bëjë polemikë me vendimin e Regginës, duke e etiketuar atë si oktapod gjerman, atëherë u vendos që parashikimi të bëhej dhe nga një armadillo, ku këtij të fundit ju vunë në kafazin e tij tre topa, një dhe për x, dhe armadillo Norman vajti e zgjodhi pikërisht topin me flamurin gjerman, duke çuar të paktën në parashikime 2-0 rezultatin për gjermanët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





