Transmetuar më 13-06-2014, 16:34

Kombëtarja kiliane mund të mbështetet te ylli i saj. Të paktën sipas trajnerit Jorge Sampaoli, i cili bëri të ditur se Arturo Vidal është rikuperuar plotësisht pas operacionit në gju, edhe pse nuk është ende e sigurt prezenca e tij në ndeshjen që luhet këtë mesnatë kundër Australisë në Arena Pantanal të Cuiaba.

Mesfushorit të Juventusit, që të enjten në mbrëmje mori dhe lejen nga ana e stafit mjekësor kilian, i mungon vetëm ritmi i ndeshjes.

“Është llogjike që gjendja e tij atletike nuk është ende optimale. Është stërvitur mirë në 3 ditët e fundit dhe është e vështirë të heqësh dorë nga një lojtar i kalibrit të tij”, pranoi Sampaoili, që do të vendosë vetëm në minutën e fundit për aktivizimin e Vidal.

“Diagnoza e fundit e stafit mjekësor tregon se lojtari është rikuperuar”, konfirmoi trajneri i Rojas, edhe pse me deklarëtn e tij la të krijoheshin dyshime mbi gjendjen reale të Vidal, kur u shpreh:

“Arturo ka bërë sakrifica të mëdha për t’u rikuperuar në kohë dhe ka vendosur që të lërë mënjanë disa aspekte që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij për të mbrojtur ngjyrat e kombëtares”.

Një frazë kjo që i bën të dridhen tifozët juventinë, pasi ngrihet hipoteza se Vidal mund të pësojë një përkeqësim të dëmtimit, për shkak të impenjimit të parakohshëm.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit