Transmetuar më 13-06-2014, 15:03

Shkodër, 13 qershor 2014, NOA.al- Një 31-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga policia pasi dhunonte psikologjikisht dhe kanoste nënën e tij.

Matjan Thaçaj, banues në fshatin Kaç të Vaut të Dejës, Shkodër, u arrestua nga policia pasi shkeli urdhrin e mbrojtjes duke dhunuar sërish psikologjikisht nënën e tij Ç., Thaçaj, 65 vjeçe.

Kjo e fundit kishte kërkuar ndihmë edhe dy ditë më parë në polici për t’i dhënë fund dhunës së djalit, por ai ka vazhduar sërish mbrëmë gjë e cila e ka çuar atë në pranga.

Policia tha për noa.al se 31-vjeçari kërkonte lekët e pensionit të nënës së tij për të vënë baste sportive. Në përpjekje për të ruajtur paratë me të cilat siguronin bukën e gojës, gruaja e moshuar është përballur me dhunën e të birit./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit