
Rahovec 13 qershor NOA.al – Një vajzë e vogël në Rahovec është zhdukur në rrethana të paqarta duke alarmuar familjen e saj.
Babai, ka mbërritur në policinë lokale duke denoncuar se vaja e tij e mitur (nën 16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk mund ta gjente.
Prindi ka pohuar se ai kishte disa pista të cila mund ta ndihmonin hetimin, raporton korrespondenti i noa.al.
Pas një pune operative është gjetur vajza në shtëpinë e një të dyshuari i moshës rreth 33 vjeç.
Pas intervistës është kuptuar se vajza ka shkuar me vetë dëshirë tek i dyshuari.
Ndërkaq prokurori për të mitur dhe prokurori për krime të rënda kanë rënë dakord që i dyshuari të ndalet në mbajtje me dyshimin e bazuar se ka konsumuar elemente të veprës penale keqpërdorim seksual në moshën 16 vjeç. /a.k/noa.al/ (Foto arkiv)
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





