Transmetuar më 13-06-2014, 13:50

Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren nuk i kursen aspak kritikat ndaj arbitrit Yuichi Nishimura.
Ballkanasit u mposhtën 3-1 nga Brazili, ku Fred ishte protagonist i një penalltie të dyshimtë.
Lovren deklaroi se arbitrimi i ndeshjes ishte skandaloz e se skuadra e tij po luante kundër 12 lojtarëve në San Paulo.
Lojtari i Southampton u shpreh për “L’Equipe”, se i vinte për të qarë kur pa episodin e 11-metërshit. Ai shtoi se gjithë Bota e pa, dhe se është diçka qesharake për FIFA-n.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





