Transmetuar më 13-06-2014, 12:43

Trajneri i Kroacisë shpërthen kundër vendimeve të kyesorit japonez Nishimura, që sipas tij, favorizuan Brazilin.

“Nëse ajo ishte një penallti, atëherë nuk mund të luajmë futboll. Më mirë të merremi me basketboll.

Ky është një turp, flasim për respektin, por ne nuk u respektuam kurrë. Nëse kjo është mënyra për të nisur Kupën e Botës, më mirë ta lëmë fare dhe të ikim në shtëpi”.

Trajneri i Kroacisë, Niko Kovaç, është i tërbuar me penalltinë e dhënë, ku Lovren nuk shkaktoi aspak faull ndaj Fred, ndërsa ky moment i dha epërsinë “Seleçaos”, që shkoi 2-1.

Vendimi i gjyqtarit japonez Nishimura, që tregoi nga pika e bardhë pas prekjes mes Lovren dhe Fred dhe që bëri të shpërthejnë protestat e lojtarëve kroatë, nuk është gëlltitur nga Kovaç, që gjithsesi lë pas vendimet e gjyqtarit dhe përgëzon të tijtë:

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. U heq kapelen lojtarëve të mi. Është një nder t’i stërvisësh.

Kroacia është në grupin A, ndërsa do të zbresë sërish në fushë në mesnatën mes së mërkurës dhe të enjtes kundër Kamerunit në “Arena Amazonia” të Manausit. Një ndeshje ku nuk lejohet dështimi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit