
Këngëtarja Pink nuk e ka pasur aspak problem të pozojë nudo edhe pse me disa kilogramë më tepër.
Pink është shfaqur nudo për kopertinën e revistës “Who Magazine”, me 4 kilogramë më tepër, por që kjo nuk përbën asnjë problem, madje ka treguar se është në paqe me veten dhe tepër e lumtur.
Këngëtarja është shprehur për revistën se pas lindjes së vajzës 3 vjet më parë, ka filluar të pranojë veten ashtu siç është dhe se tani ndjehet në super formë.
Kulturën e të pranuarit të fizikut Pink e ka të trashëguar që nga fëmijëria, sepse ka ushtruar sportin e gjimnastes.
Pak vite më parë, një kompani në Tiranë mashtroi publikun duke shitur bileta kinse po sillte në Shqipëri për një koncert, këngëtaren e famshme Pink.
Në të vërtetë Pink nuk erdhi kurrë në Shqipëri. Koncerti që u zhvillua në një lokal në plazhin e Durrësit kishte protagoniste një vajzë që u shtir të ishte Pink.
Por kur njerëzit e panë dhe e kuptuan se ajo s’kishte asnjë lidhje me Pink por ishte një femër krejt e panjohur për botën e muzikës, e qëlluan me sende të ndryshme dhe lëshuan thirrje derisa e përzunë nga skena.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





