Transmetuar më 13-06-2014, 05:03

Gazeta franceze Le Parizien, në një shkrim të saj me titull: “Shqipëria sheh ëmbëlsisht nga Parisi”, thotë që Edi Rama takoi Presidentin Francez Francois Hollande për të përshpejtuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian, por thekson se Franca kundërshton ende.

Ndërkohë, me tej në këtë shkrim, risillet në kujtesë që Franca deri tani bashkë katër vende të tjera europiane e ka kundërshtuar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë për luftë të pamjaftueshme të autoritetetve shqiptare ndaj krimit të organizuar.

Kryeministri Rama, citohet më tej, të jetë justifikuar duke thënë që nuk ka kriminalitet shqiptar por ka një rrjet trans-nacional dhe kjo gjë shpjegon përse ne kemi më shumë nevojë për Europën.

Kreu i qeverisë shqiptare, Rama, është shprehur për gazetën Le Parizien se qënia e Shqipërisë jashtë Bashkimit Europian mund të shihet edhe si një avantazh sepse sipas Ramës, Shqipëria është vendi ideal për të gjithë ata që vuajnë në kurriz presionet fiskale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit