Transmetuar më 13-06-2014, 10:46

Minuta të frikshme për një grua në Lushnjë, pasi persona të maskuar, nën ushtrim e dhunës kanë vjedhur banesën e saj duke marrë gjithë paratë që gjendeshin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, rreth 01.00. burime zyrtare policore i thanë agjencisë noa.al se persona të maskuar kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetases J. N., në fshatin Bishqethëm Lushnje, ku kanë marrë një shumë parash prej 1.500.000 lekë (rreth 12 mijë euro).

Agresorët kanë hyrë në shtëpi dhe pasi kanë dhunuar gruan e pambrojtur kanë marrë paratë dhe janë zhdukur.

Me marrjen e njoftimit në vendngjarje kanë shkuar forcat e Komisariatit të Policisë Lushnje të cilat kanë nisur hetimet, ku dhe është bërë i mundur identifikimi i njërit prej autorëve dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia thotë se po vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve, kurse materialet procedurale do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale të “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. /v.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit