
Një i ri shqiptar mbeti i vrarë sot pasi u qëllua me gjashtë plumba në një atentat të mirëorganizuar në Athinë, raporton korrespondenti i noa.al.
Viktima është një 38 vjeçar shtetas shqiptar.
Ainu qëllua në rrugën “Leontiu” në Neo Kosmo të kryeqytetit grek.
Vrasësit kishin ngritur një kurth duke e qëlluar 38 vjeçarin në momentin që hynte në pallatin ku banonte. Viktima mori plagë fatale në kokë dhe në trup nga plumba të një arme pistoletë 9mm.
Policia thotë se 38 vjeçari, të cilit nuk ia konfirmoi identitetin, ishte i njohur në dosjet penale për precedentë të ndryshëm.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një ekzekutim tipik mafioz për larje hesapesh mes shqiptarësh. /a.c/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





