Transmetuar më 13-06-2014, 07:01

Aktori i Hollivudit, Harrison Ford, i cili do të luajë në serinë e fundit të filmit Star Wars, është plagosur.
Harrison Ford, 71 vjeç, është dërguar në spital pasi nyja e tij e këmbës është goditur nga dera e garazhës në Studiot Pinewood, pranë Londrës.
Ford, i njohur sidomos për rolin e tij në filmin Indiana Jones, po trajtohet në Oksford.
Deri më tash, ai ka luajtur në tre filma të Star Wars.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





