
Brazili e nis me këmbë të mbarë Botërorin në shtëpinë e tij duke mundur Kroacinë me rezultatin 3-1 por një fitore që nuk ishte natyrisht e lehtë dhe madje pesë herë kampionët e botës vuajtën në fund të takimit, por in extremis ka mbërritur goli i Oskar, i cili ka qetësuar Felipe Skolarin, trajnerin brazilian, por edhe mijëra tifozët që kishin mbushur stadiumin e qytetit të Sao Paolos.
Pas një ceremonie madhështore të hapjes së Kampionetit të Futbollit në metropolin brazilian të Rio de Janeiro-s, në qytetin tjetër të madh të vendit, në zemrën ekonomike dhe financiare Sao Paolo, pikërisht në Arena Corinthias, u zhvillua ndeshja e ekipit organizator, Brazilit me Kroacinë.
Ndeshja ka nisur me tension dhe emocione të mëdha dhe pritet që të hapë edhe polemika siç ka pritshmëri ky botëror. Një penallti e dhënë në favor të Brazilit pritet të diskutohet me detaje në ditët e ardhshme.
Duke iu kthyer ndeshjes, kroatët e kanë nisur mirë lojën duke i futur të dridhurat skuadrës së drejtuar nga “Filipao”, madje kanë shënuar të parët në minutën e 11 pas një autogoli të mbrojtësit brazilian Marcelo. Skuadra kroate ka vazhduar lojën e mire duke rrezikuar edhe dyfishimin, por brazilianët e kanë marrë veten pak nga pak, duke barazuar në minutën e 28 nga njeriu i ndeshjes, Neymar.
Me një diagonale “kirurgjike” talenti i Barcelonës ka shënuar golin e barazimit duke rritur temperaturën dhe shtuar emocionet për të dyja skuadrat.
Në pushim shkohet në barazim dhe pjesa e dytë nis sërish e ekuilibruar. Në minutën e 25 të pjesës së dytë, arbitri japonez jep një 11-metërsh polemik në favor të Brazilit që kthehet në gol nga njeriu i ndeshjes-Neymar.
Kroacia rrit presionin dhe ka disa raste për të shkuar afër barazimit, por gjithçka vuloset pikërisht në minutën e 90, kur Oskar me një depërtim mjeshtëror dhe gjuajtje të saktë ka shënuar golin e tretë që ka qetësuar përfundimisht Felipe Skolarin.
Pas ndeshjes, Marselo, shënuesi i autogolit theksoi se “Sulmuesi goditi topin gabim, dhe kur unë shkova për të parë topin ai goditi këmbën time. Por me ndihmën e shokëve të mi, kemi arritur të fitojmë. Kjo ishte hera e parë që ka ndodhur me mua, duhet të qëndroni të qetë. Gjithkush ishte taktikisht shumë mirë”.
David Luiz, një tjetër lojtar i rëndësishëm i lojës tha se: “Ne kishim një ekip shumë të aftë në anën tjetër, i cili na e bëri shumë të vështirë. Ekipi tjetër që luajti me qetësi na dha një mësim të të mirë. Tani duhet që të vazhdojmë të punojmë me të njëjtën ritëm.
Ndërkaq, Oscar, i cili është bërë vetëm baba për herë të parë pra një jave ishte një nga më të mirat në lojë: “Në golin e parë luftuam katër vetëm për të ndihmuar Neymar. Unë jam shumë i lumtur me fitoren. Më e rëndësishme ishte debutimin me fitore”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





