
Pak ditë më parë u konfirmua ndarja e Jennifer Lopez nga koreografi 27-vjeçar Casper Smart, por tashmë kanë nisur të qarkullojnë thashethemet e para për një histori të re dashurie me balerinin profesionist të “Dancing With The Stars”, 34-vjeçarin Maksim Chmerkovskiy.
Një burim për revistën “People” tha se ata patën një shkëndijë pas performancës së bashku në nëntor në American Music Awards në Los Angelos, nërsa të tjerë zëra thonë se janë thashetheme pa përmbajtje dhe ata janë vetëm miq.
JLo ndodhet në Brazil sepse sonte së bashku me Pit Bull dhe Claudia Leitte do të përformojnë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës himnin zyrtar të Botërorit (We are one). Teksa bëhen gati për përgatitjet e fundit, Jennifer ka shpëndarë në Instagram një foto më Pit Bull. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





