
Ajo dikur ishte një gjimnaste e suksesshme, e cila e ka përfaqësuar vendin e saj në disa kampionate botërore. Bëhet fjalë për një vajzë rumune, e cila ka hequr dorë nga sporti për të prostituuar.
27 -vjeçarja Florica Leonida, e cila ka marrë edhe medalje të argjendtë, tregon se u detyrua të braktisë profesionin si gjimnaste për të punuar në një shtëpi publike pasi rroga që merrte nuk i mbulonte faturat e saj.
Leonida, e cila punon nën pseudonimin Sascha Brown, shprehet se fiton 3000 $ në një natë. Ajo ka treguar se dërgon rreth gjysmën e të ardhurave te familja e saj në Rumani.
Ajo ka përfaqësuar vendin e saj në disa evenimente sportive , madje ka fituar edhe medalje. Ish gjimnastja ka marrë tre medalje argjendi një prej të cilave në Kampionatin Evropian për të rinj në vitin 2002. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





