Transmetuar më 12-06-2014, 20:22

Do të habiteshit po ta dinit se sa nxënës ka shkolla më e vogël në botë. Ajo ndodhet në një provincë të Torinos në Itali, dhe emërtimi i saj nuk ka të bëjë vetëm me përmasat e strukturës, por edhe për numrin e nxënësve dhe mësuesve.

Një mësuese e vetme, për vetëm një nxënëse. Janë këta numrat e shkollës fillore të Alpette, ku gjatë vitit të ardhshëm shkollor 8 vjeçarja Sofia, do të frekuentojë sërish e vetme shkollën. “Marr xhaketën dhe e vendos në një karrige pranë të karriges time, pastaj hap një libër në tavolinë dhe shtirem sikur është dikush”, thotë e vogla. Vitin e kaluar në këtë shkollë ishin katër nxënës më të mëdhenj.

Mësuesja Isabella Carvelli, shprehet se ajo që po përjeton është një eksperiencë që i ka dhënë shumë, “Gjithçka është njëlloj si në çdo shkollë tjetër, përveçse ka shumë më shumë qetësi”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit