


Një ceremoni madhështore për një kompeticion madhështor. Brazili tregoi se pavarësisht problemeve është gjithmonë i paparashikueshëm kur bëhet fjalë për ngjyrat dhe festën, teksa organizoi një ceremoni pasiononte në stadiumin e “Sao Paolos”.
Gjithçka nisi me zanafillën e jetës së këtij vendi, pyjet, që janë dhe mushkëria e Brazilit, për të vazhduar më pas me fiset e Amazonës, që dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë prezentë në brigjet e lumit më të madh në botë.
Në një festival ngjyrash, futbolli pati dhe pjesën e tij, me flamujt e të gjitha shteteve që parakaluan në fushën e stadiumit me flamurin brazilian në qendër, ndërsa një astronaut solli topin e Botërorit nga hapësira, për të treguar madhështinë e kësaj loje, e cila në fakt vetëm pak orë më parë ishte luajtur dhe nga shkencëtarët e Nasas, në stacionin ndërkombëtar hapësinor.
Ndërsa topi Brazuca, i cili fillimisht simbolizonte botën u hap në fund për t’i bërë vend këngës zyrtare të Botërorit me Claudia Leite, Jennifer Lopez e Pitt Bull, që ishin veshur me ngjyrat e vendit organizator.
Ndërsa gjithçka u mbyll me nxënësit e 60 shkollave të Sao Paolos, që performuan me kostumet e tyre duke çelur zyrtarisht botërorin e botërorëve.
Gjatë ceremonisë madhështore të hapjes së këtij kompeticioni ishin të pranishëm presidenti brazilian Dilma Rousseff, dhe njëmbëdhjetë udhëheqës të tjerë botërorë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





