Transmetuar më 12-06-2014, 18:59

Ky është horoskopi për ditën e premte, 13 qershor 2014,  që Noa.al sjell për ju. Kjo ditë do të jetë shumë e favorshme për të ndërmarrë iniciativa dhe për të kryer aktivitete që kërkojnë nivel të lartë energjie. Do të keni fatin me vete. Mund të bëni disa biseda delikate që ju mundojnë prej kohësh.

Dashi

Dita do të jetë harmonike deri në mbrëmje. Do të jetë një ditë e mrekullueshme për ata që merren me aktivitetet krijuese. Mundësi shumë të mira po vijnë në jetën tuaj. Përfitoni prej tyre.

Demi

Gjatë kësaj dite ambienti juaj do të jetë i qetë, harmonik dhe i mbushur me shpresë. Nëse keni pasur konflikt me dikë, do ta sheshoni sot. Iniciativat që do të ndërmerrni do të bëjnë që të lini pas krahëve të shkuarën. Tregohuni më shumë bujarë dhe të dashur me ata që ju rrethojnë.

Binjakët

Do të vini re se fati i mirë është ende në anën tuaj dhe se gjërat po shkojnë më mirë seç e kishit menduar ju. Do të keni mundësi të përfitoni disa shuma parash si dhe të bëni shpenzime që nuk do të rëndojnë aspak në xhepat tuaj.

Gaforrja

Nuk është më e nevojshme që të veproni në mënyrë strikte. Do të nisni të përballoni jetën e shtrenjtë dhe do të keni mundësinë të kënaqni edhe të tjerët që ju rrethojnë. Mund të vendosni të shpenzoni disa para në një udhëtim të shtrenjtë ose në një dhuratë.

Luani

Mos u frikësoni nëse doni të lini mënjanë një person të veçantë dhe të shijoni jetën tuaj gjatë kësaj dite. Duhet të jeni besnikë ndaj vetes dhe të veproni në mënyrë të natyrshme, për të qenë të pa rezistueshëm.

Virgjëresha

Keni gjithçka për të qenë krenarë për veten tuaj. Gjëra si puna në një vend prestigjioz, arritjet e fëmijëve tuaj, një zgjedhje e suksesshme në jetë, një partner i mirë janë disa nga ato që duhet t’ju bëjnë të ndiheni krenarë dhe të lumtur. Mos e fshihni lumturinë dhe ndajeni me të tjerët.

Peshorja

Duhet ta shmangni rutinën në punë. Sot do t’ju ndalohet kjo gjë dhe do të keni gjithçka që ju nevojitet për të marrë kënaqësi. Përqendrohuni në punët që ju japin kënaqësi. Është ditë shumë e mirë për udhëtime dhe aktivitete turistike.

Akrepi

Do të keni dëshirë të dini çdo gjë me detaje ndaj edhe do të veproni shumë ngadalë. Jeni një hap larg lavdisë ndaj kujdes me veprimet. Kini parasysh që asgjë nuk është e pamundur, nëse jeni vërtetë të talentuar dhe të guximshëm.

Shigjetari

Gjërat po shkojnë më së miri për ju. Jeni në formë të shkëlqyer dhe po shijoni frutet e punës tuaj. Suksesi në punë nuk do t’ju mungojë aspak. Mos i humbni disa mundësi, t cilat nuk ju vijnë më.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite duhet ta harroni për kujdesin dhe vëmendjen ekstreme ndaj familjarëve. Bëni mirë të përqendroheni tek vetja juaj dhe të siguroni frymëzimin e kreativitetin. Kini më shumë besim tek vetja. Mbani pranë ata miq që ju ndihmojnë.

Ujori

Është kohë e përshtatshme për të kaluar bukur me miqtë, për të mbajtur fjalime në publik dhe për të vizituar vende të reja. Është koha ideale për marrëveshje marketingu. Arsyeja e lumturisë suaj mund të bëhet një marrëdhënie e shëndetshme.

Peshqit

Ngjarjet e kësaj dite mund të favorizojnë sukseset e dëshiruara. Do të rrethoheni nga atmosfera festive dhe do t’i harroni disa ngjarje negative që ju kanë ndodhur. Bëni kujdes me shëndetin./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit