Transmetuar më 12-06-2014, 18:05

Për të pasur një jetë të lumtur në çift është shumë e rëndësishme që kushdo të dijë disa gjëra të rëndësishme për lidhjen që ka. Zakonisht ne aftësohemi dhe i marrim njohuritë nëpërmjet eksperiencave që kalojmë në jetë, por fatmirësisht mund të përfitojmë e të mësojmë edhe nga veprimet e të tjerëve, ose ato që na këshillojnë. Më poshtë po bëjmë një listë me 5 gjëra që duhet t’i dini kur keni një marrëdhënie.

Mirësjellja bën mrekulli– Mirësjellja dhe edukata nuk gjendet tek kushdo ditët e sotme. Nëse doni të keni një marrëdhënie konstante dhe të qetë, bëni mirë të silleni me dashuri, afeksion dhe të mos e teproni me fjalët.

Çdokush kalon ditë të këqija– Të gjithë kemi ditët tona të këqija. Nuk është e nevojshme që inatin t’ia nxjerrim partnerit apo partneres. Bëni mirë të flisni me njëri-tjetrin dhe të tregoheni të hapur për problemet tuaj.

Mos u zini në publik– Është shumë e vërtetë se gjatë marrëdhënies do të kaloni edhe momente jo të këndshme, siç është zënka apo sherri mes partnerëve, por gjithmonë bëni mirë të mos i shfaqni pakënaqësitë tuaja në publik, pasi ndikon negativisht në imazhin tuaj tek të tjerët. Nëse doni ta ofendoni partneren, partnerin, bëjeni por pa prezencën e të tjerëve.

Falja kuron gjithçka– Pjesa më e bukur e zënkës është pajtimi. Bëni mirë të falni dhe të mos mbani mëri me personin e zemrës. Falja është ajo që kuron të gjitha gjërat, madje edhe plagën më të rëndë.

Qeshni bashkë– Është tamam si të marrësh një dozë ilaçi për të rritur dashurinë e partnerit ndaj jush. Nëse qeshni dhe kaloni bashkë momente të bukura, ju do t’ia arrini të keni harmoninë e kërkuar në çift./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit