Transmetuar më 12-06-2014, 17:45

Divjakë, 12 qershor 2014, NOA.al- Prokuroria ka sekuestruar një avion në bazën Ushtarake të Gjadrit gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se avioni ishte në pronësi të një shtetasi të huaj. Ai qëndronte prej më shumë se dy vitesh në hambarin e një bujku dhe nuk kishte dokumentacionin përkatës për tu ngritur në fluturim.

Leja e avionit ngjyrë gri të sekuestruar kishte dy vite që nuk ishte rinovuar, kohë e cila përkon dhe me qëndrimin e mjetit fluturues në hambarin e bujkut. Deri tani nuk është bëri i ditur identiteti i pronarit apo shtetësia e tij./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit