Transmetuar më 12-06-2014, 16:35

FIFA po drejtohet sikur të ishte një familje mafiozësh dhe presidenti i saj, Joseph Blatter është si “Don Corleone”.

Është ky sulmi i ashpër i ish presidentit të Federatës Angleze të Futbollit, Lord David Triesman në drejtim të numrit 1 të organit qeverisës të futbollit botëror, në lidhje me akuzat për korrupsion në procesin e votimit për Botërorin e vitit 2022 në Katar, citon Supersport.

“Kam frikë se FIFA po udhëhiqet si një familje mafiozësh, ka një traditë të gjatë zarfesh rryshfetesh e korrupsioni.

Mendoj se Don Corleone do t’i kishte përdorur dhe dashur këto taktika. Gjysma e komitetit ekzekutiv, që ka votuar për Kupën e Botës 2022 duhet të lërë detyrën dhe të kthehet në shtëpi.

Korrupsioni është kthyer në një sistem, që mbështetet nga mungesa e hetimeve, ku pjesa më e madhe e të akuzuarve ndihen të paprekshëm pasi ende nuk janë nën hetim.

Dhjetëra punëtorë emigrantë, që humbën jetën në punimet e ndërtimit të stadiumeve janë injoruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit