

Amerikanët nuk e pëlqejnë aspak aktoren Lindsay Lohan dhe kjo gjë është kuptuar më së miri prej saj. Një mike e afërt e aktores tha për RadarOnline se në SHBA ajo ndjehet e urryer, ndërsa në Londër perceptimi është krejt tjetër.
“Ajo adhuron kulturën britanike dhe thotë se njerëzit e kanë trajtuar me respekt, për herë të parë pas dy vitesh. Po informohet lidhur me procedurat e emigrimit, pasi dëshiron të qëndrojë aty me kohë të plotë”, shkruan RadarOnline.
Më tej thuhet se në Londër, Lindsay ka gjetur miqtë e parë të saj, ndërsa mendon se ka më shumë mundësi për të punuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se në Londër ajo ka pasur disa propozime interesante në botën e televizionit dhe për të qenë modele në disa evente, propozime që vijnë pas shumë problemesh dhe rehabilitimi, si pasojë e përdorimit të drogës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





