
Të gjithë të çmendur për Argjentinën. Dalja e parë publike e Messit me shokë, një stërvitje në qiell të hapur në stadiumin Indipendencia dell America të Minas Gerais, por ku kanë luajtur këtë sezon dhe Atletico Mineior e Cruzeiro. Një impiant i vjetër por me shumë stil.
Aty Argjentina vendosi të shfaqej para tifozëve por edhe entuziastëve brazilianë. Rrethinat ishin plot me qindra njerëz që nuk ia kishin dalë të gjenin një biletë.
Brenda dhjetëmijë tifozë që brohorisnin. Shumë brazilianë mbanin veshur fanellën e Messit, çfarë sportiviteti!
Në Argjentinë askush nuk do ta çonte ndër mend të vishte atë të Neymar. Publik mëse i denjë për ndeshjen brenda grupit, shpërthimet dhe goditjet në portë të La Selecion. Stërvitja u mbyll pas 45 minutave kur Messi, Di Maria dhe lojtarët e tjerë shkuan në qendër të fushës për të përshëndetur tifozët.
Dikush madje provoi edhe të hynte në fushë për një përqafim nga afër, por u bllokua menjëherë nga personeli i sigurisë.
Stërvitja e hapur për publikun nuk ishte thjesht një bujari e Argjentinës, por një normë e vendosur nga Fifa, e kanë realizuar edhe Franca e përfaqësuese të tjera, por në ndryshim me to, La Seleccion zgjodhi një stadium për të kryer stërvitjen duke parashikuar interesimin e tifozëve.
Organizatorët kishin parashikuar fillimisht vetëm 4 mijë bileta duke u detyruar ta rrisin numrin e tyre në 10 mijë, pas interesimit të madh të publikut që po e rrethon me dashuri Messin edhe në tokën e rivalëve të përjetshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





