Transmetuar më 12-06-2014, 15:16

Në vitin 2003 ishte operuar prej ulçerës në stomak, por që nga ai moment dhimbjet sa vinin e shtoheshin gjithnjë e më shumë. Kjo situatë vazhdoi jo pak por për plot nëntë vjet, deri kur një radiografi zbuloi se në barkun e 38 vjeçarit nga Bosnja, Alen Papac u zbuluan një palë gërshërë prej 12 centimetrash të cilat mjekët i kishin harruar gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

Burri i cili jeton në Mostar, të Bosnje Hercegovinës, pas një ndërhyrje të kryer para dy vitesh mundi të buzëqeshë sërish.

Mirëpo Alen e tregon vetëm tani historinë e tij, duke folur për britaniken “Daily Star”.

Ai thotë se është përballur me kriza të padurueshme në stomak dhe probleme të tjera shëndetësore, vetëm prej gërshërëve që ndodheshin në trupin e tij.

Papac deklaron se pavarësisht denoncimit të bërë, atij nuk i është kërkuar as falje nga ana e spitalit./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit