Transmetuar më 12-06-2014, 14:07

Tiranë, 12 qershor 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 24 vjeçar nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura.

Në sajë të hetimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Pandi Dardha”, në kryeqytet, u bë e mundur kapja e të dyshuarit si autor i përdhunimit.

Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se pas denoncimit të të dëmtuarës dhe të dhënave që çonin drejt tij, u bë arrestimi i Mirjan Reçit 24 vjeç.

Mësohet se Reçi ka përdhunuar fqinjën e tij, duke hyrë në banesën e saj, gjatë kohës që kjo e fundit ndodhej e vetme në banesë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit