Transmetuar më 12-06-2014, 13:50

Fushë Krujë, 12 qershor 2014, NOA.al- Katër persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një firmë materialesh ndërtimi në Fushë Krujë.
Autorët e grabitjes nën kërcënimin e armëve kanë çarmatosur rojen që ndodhej në objekt, duke mundur që të hyjnë brenda saj.
Mësohet se firma merrej me shitjen e materialeve të ndërtimit, ndërsa gjatë grabitjes është marrë gjithë xhirua ditore.
Gjatë grabitjes nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa lidhur me këtë rast janë sinjalizuar efektivët e policisë, të cilët kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





