Transmetuar më 12-06-2014, 10:21

Ajo punoi intensivisht dhe me vullnet të fortë për të arritur trupin e dëshiruar pas lindjes së vajzës North, dhe tani Kim Kardashian është në formë të mirë.

Kim mund të cilësohet plotësisht e lumtur, pasi pak ditë më parë u martua me babanë e vajzës së saj Kanye West, dhe tashmë ka rifituar trupin e shumë dëshiruar.

33 vjeçarja është fotografuar gjatë pjesës së dytë të muajit të mjaltit në Mexico, në formë të shkëlqyer, teksa mbante veshur bikini të bardha.

Kim dhe Kaye u fotografuan teksa pushonin të relaksuar në vilën Punta Mita. Ndërsa ajo shijonte një pije freskuese, 37 vjeçari qëndronte në shezlon i veshur me të shkurtra./a.y/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit