
Shkodër, 12 qershor 2014, NOA.al- Një oficer i policisë gjyqësore në Shkodër, ka përfunduar në pranga i akuzuar për korrupsion.
Burime zyrtare nga policia i thanë Noa.al, se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i oficerit të policisë gjyqësore N/Komisar Albert Elezi, 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Specialist i Pastrimit të Parave në Sektorin e Krimit Ekonomik e Financiar, pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.
Mësohet se gjatë ushtrimit të detyrës së tij, Elezi ka konstatuar se një person ka qenë duke ndërtuar pa leje një banesë në një komunë të Shkodrës, duke i thënë qytetarit se për ndërtimin pa leje, gjoba ndaj tij kapte shifrën e 5 milionë lekëve të reja.
Në mënyrë që të mos i vendoste gjobë, 33 vjeçari i ka kërkuar qytetarit shumën 500 mijë lekë të vjetra në këmbim, çka ka bërë që ky i fundit ta denoncojë në polici./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





