

















Tepelenë, 12 qershor 2014, NOA.al- Mbi 11 mijë rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa u zbuluan gjatë operacionit të policisë së Tepelenës në zonën e Kurveleshit.
Gjatë kontrollit në rrethinat e fshatit Progonat gjatë 24 orëve të fundit u zbuluan dhe asgjësuan me zjarr 11 mijë e 830 fidanë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Gjatë kontrollit në terren të 100 efektivëve të policisë në tre zona të ndryshme të kanioneve u zbuluan bimët narkotike.
Në vendin e quajtur Backov u zbuluan 500 fidanë kanabis, më në thellësi të kanioneve u zbuluan 4000 fidanë të tjerë dhe në Drimua u zbuluan parcela të hapura rishtaz të mbjella me 7330 bimë të llojit kanabis sativa.
Vendi ku ishte mbjellë kanabis rezulton pa pronar, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





