Transmetuar më 12-06-2014, 08:29

Freedom House ka publikuar raportin vjetor “Vendet në Tranzicion”, lidhur me ecurinë e proceseve demokratike në 29 vende në zhvillim më rajonin e Evropës Qendrore dhe Euroazisë. Në raport konstatohet se Shqipëria ka shënuar përparim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Në raportin e organizatës Freedom Hosue, shënohen ndryshime pozitive për Shqipërinë, referuar procesit elektoral dhe qeverisjes demokratike në nivel qendror.

Siç raporton VOA, të dy këta sektorë janë përmirësuar me 0.25 pikë, në një shkallë nga 1 në 7.

Pesë fushat e tjera që Freedom House vlerëson dhe që nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar janë “Shoqëria civile”, “Media e pavarur”, “Qeverisja demokratike në nivel lokal”, “Kuadri ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit” dhe “Korrupsioni”.

Në raport thuhet se “Shqipëria arriti ndryshim pozitiv për herë të parë që nga viti 2008, falë zgjedhjeve parlamentare” të muajit qershor vitin e kaluar dhe “transferimit paqësor të pushtetit”.

Në lidhje me sistemin e qeverisjes vendore në Shqipëri, raporti thotë se “qeveritë lokale mbeten të dobëta, të fragmentuara dhe subjekte të manipulimit politik nga qeveria qendrore”.

Ndërsa për Kosovën, fushat që pasqyrojnë përmirësim krahasuar me vitin e kaluar, janë “Procesi elektoral”, “Shoqëria civile” dhe  “Qeverisja demokratike në nivel qendror”, të cilat janë përmirësuar me 0.25 pikë.

Në katër fushat e tjera, “Media e pavarur”, “Qeverisja demokratike në nivel lokal”, “Kuadri ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit” dhe “Korrupsioni”, vlerësimi nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit