Transmetuar më 12-06-2014, 07:59

Nëna shqiptare e cila u mori jetën tre vajzave të saj në Itali, ka tentuar ti japë fund jetës. Edlira Dobrushi e cila ndodhet në qelitë e burgut të Como, ka tentuar të mbytet me një çorape najloni, por ndërhyrja e gardianëve të burgut ka parandaluar fundin fatal.

Pas këtij veprimi 37 vjeçarja u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme.

Në fillim të muajit mars Edlira Dobrushi iu mori jetën tre vajzave të saj Simona, Kejsi dhe Sidni, me moshë 13, 10 dhe 4 vjeç, të cilat i masakroi në gjumë me thikën e kuzhinës.

Krimi i rëndë u shënua në zonën e Lecco në Itali, në banesën ku jetonin nëna vrasëse dhe tre vajzat e tyre.

Pak pas krimit gruaja tentoi të vrasë veten, pasi u gjet nga policia me plagë të shumta në trup.

Edlira dhe babai i vajzave Bashkim Dobrushi ishin divorcuar formalisht që në muajin shtator, ndërsa ligjërisht kishin firmosur ndarjen në muajin shkurt.

Në momentin e krimit babai i viktimave ndodhej në Shqipëri./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit