
Takat e larta janë një garanci për sensualitet dhe elegancë tek femrat. Zgjasin këmbët, ekuilibrojnë pamjen dhe bëjnë që femrat të ndihen mirë.
Mjeku italian Luca Avagnina, president i shoqatës italiane të Podologjisë, jep disa këshilla për mbajtjen e tyre.
Sipas tij taka mesatare e cila mund të mbahet pa problem është nga katër deri në gjashtë centimetra.
Avagnina thotë se në rast se në këmbë nisin të ndjehen dhimbje apo në shpatulla shtrëngime, duhet hequr dorë nga lartësia e takave dhe duhet zgjedhur një model më i ulët.
Mirëpo edhe për ata që mbajnë këpucë apo sandale të sheshta, domosdoshmërisht ato duhet të kenë një shkëputje nga toka prej dy centimetrash.
Ai këshillon se idealja do të ishte një takë prej dy centimetrash për meshkujt dhe një takë prej katër centimetrash për femrat, lartësi të cilat nuk shkaktojnë asnjë lloj problemi, pasi kjo lartësi nuk shkakton problem edhe nëse mbahet gjatë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





