
Ylli brazilian Neymar ka shume presion, nderkohe qe vendi synon trofeun e gjashte boteror, deklaroi sot legjendari Pele per BBC.
Pohimi erdhi ne prag te ndeshjes se hapjes mes Seleçao dhe Kroacise ne Sao Paulo.
“Neymar eshte i ri, deklaroi tre here fituesi i Kupes se Botes për 22 vjeçarin dhe shtoi: “Eshte nje presion i rende ndaj tij bashke me përgjegjësitë”.
Keto komente te Peles, 73 vjeç, vijne pas impresioneve te performances se Brazilit gjate Kupes se Konfederatave vitin e kaluar, qe u fitua 3-0 ndaj spanjolleve, kampioneve ne botes ne fuqi, me nje gol spektakolar te Neymar.
Sulmuesi i Barcelones ka shenuar 7 gola gjate 9 ndeshjeve te fituara te Brazilit ne ndeshjet miqesore ne pergatitje per fazen finale.
“Per here te pare ne histori, Brazili ka nje mbrojtje me te mire se sulmi”, theksoi Pele.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





