Transmetuar më 12-06-2014, 01:11

Kaos pasaportash në Mbretërinë e Bashkuar, çka rrezikon pushimet verore të mijëra britanikëve pasi Ministria e Brendshme nuk është në gjendje të zgjidhë të gjitha kërkesat për pajisje me pasaportë të qytetarëve.

Kryeministri britanik, David Cameron është detyruar të pranojë në Parlament se vonesat prekin rreth 30 mijë praktika.

Ai tha se kjo ka ardhur pasi Zyra e Pasaportave ka patur 300 mijë kërkesa më shumë krahasuar me periudhat normale.

Cameron deklaroi se Ministria e Brendshme po bën gjithçka për të zgjidhur problemin.

Kështu, në zyrat e pasaportave në të gjithë vendin punohet shtatë ditë të javës, që nga ora 07:00 deri në mesnatë.

Kjo polemikë shpërtheu pasi në media dolën disa foto që tregonin kuti të mbushura me praktika për aplikim për pasaportë, të lëna në një magazinë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit