
Ndërsa stina e nxehtë ka trokitur, do të ishte mirë të dinit paraprakisht disa trajtime natyrale për lëkurën e djegur dhe delikate. Për të shpëtuar nga ky problem i bezdisshëm, i cili e kthen plazhin në stres, ekzistojnë dy kura natyrale të cilat funksionojnë gjithmonë.
Veza– Më saktësisht e bardha e vezës pasi të jetë rrahur mirë, duhet përhapur në pjesët e trupit që janë djegur. Prisni deri sa të thahet dhe të mpihet në lëkurë dhe më tej bëni një dush me ujë të freskët. Pas kësaj lëkura do të jetë më e butë dhe shenja e djegieve do të zbehet.
Patatja– Ndoshta jo të gjithë e dinë se patatja është një mënyrë shumë e mirë për djegiet e trupit. Patatja përmban solaninë, e cila nuk lejon krijimin e flluskave me ujë nga djegia, dhe shkakton ndjesi lehtësie dhe freskie në zonat e djegura prej diellit. Vendosni disa feta patate në pjesët që iu djegin më shumë dhe mbajini për rreth 20 minuta, ose grijeni në mikser dhe lëreni të veprojë mbi lëkurë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





