Transmetuar më 11-06-2014, 18:58

Një ilaç i ri për orgazmën e femrës, së shpejti pritet të dalë në shitje. Xheli për hundën Tefina, është mjaft efikas për të shtuar kënaqësinë e femrës dhe për ta shpeshtuar atë, mirëpo nevojiten testime të mëtejshme para se ai të hidhet në treg.

Ky produkt përmban testosteron, hormon seksual i cili gjendet në nivele të ulëta në organizëm dhe që shkakton një shtim dëshire seksuale.

Ky xhel i krijuar në Amerikë nga Trimel Pharmaceuticals Corporation, është projektuar për terapinë e çrregullimeve të orgazmës te femra, si dhe prej ankthit dhe pakënaqësisë së shkaktuar nga kjo situatë.

Gjatë eksperimentit të cilit iu nënshtruan 253 femra, ato u trajtuan për 84 ditë. Pacientet e përfshira në studim rezultoi se kaluan dy deri në tre orgazma gjatë periudhës së provës, krahasuar me periudhë normale kur kalonin vetëm një orgazmë.

Sheryl Kingsberg, një nga autoret e studimit shpjegin se, “Mesatarisht një femër në pesë shfaq vështirësi në arritjen e orgazmës dhe ¼ e tyre shfaq shqetësim. Ky trajtim farmaceutik e përmirëson gjendjen e tyre”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit