Transmetuar më 11-06-2014, 18:04

Thuhet se sytë janë pasqyra e shpirtit. Edhe pse kjo thënie mund të mos jetë e provuar shkencërisht, një gjë është e sigurtë, ngjyra e syve mund të fshehë disa të dhëna lidhur me gjendjen shëndetësore. Një grup studiuesish amerikanë të Pittsburgh University në Pennsylvania, kanë zbuluar se femrat me sy të kaltër, blu ose jeshil, janë më rezistente ndaj dhimbjes.

Lidhja e mundshme mes ngjyrës së syve dhe shëndetit, ka tërhequr prej kohësh shkoencëtarët në mbarë botën për tu thelluar në studime, mirëpo tashmë studiuesit amerikanë kanë mundur të gjejnë një lidhje të ngushtë.

Nga rezultatet e studimit të prezantuara me rastin e konferencës vjetore të American Pain Society, rezultoi se femrat me sy me ngjyrë rezistonin më shumë ndaj dhimbjes dhe depresionit, krahasuar me femrat me sy ngjyrë kafe dhe të zezë.

Inna Belfer, drejtuese e studimit dhe grupi i studiuesve analizuan dhimbjen e ndjerë nga 58 femra shtatzënë, gjatë momenteve të lindjes.

U zbulua se femrat me sy me ngjyrë, vuajtën më pak gjatë lindjes si dhe  shfaqën më pak shenja ankthi dhe depresioni./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit