Transmetuar më 11-06-2014, 17:30

Është vetëm tre vjeç dhe rrezikon që të kthehet në statujë për gjithë pjesën tjetër të jetës. Millie Barker është një vajzë angleze e prekur nga një sëmundje e rrallë genetike e cila pengon muskujt dhe zhvillimin e kockës së saj, duke i bërë aq të ngurtë sa të mos lëvizin më.

Përreth skeletit të saj po formohet një masë kockore e cila do të pengojë lëvizshmërinë e saj gjatë gjithë jetës. Çdo rrëzim apo dëmtim mund të përshpejtojë kalcifikimin e skeletit.

“Është një vajzë e gjallë dhe e gëzuar. Nuk di se sa herë në ditë i them që të tregojë kujdes të mos përplaset apo rrëzohet. Ti them për sëmundjen e saj është shumë e vështirë dhe shumë e vogël për ta kuptuar”, shprehet nëna e së miturës.

Studimet lidhur me këtë sëmundje ecin prej vitesh, por nuk ekziston ende një kurë për ta ngadalësuar zhvillimin e saj./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit