

Do të habiteshit po ta dinit se sa nxënës ka shkolla më e vogël në botë. Ajo ndodhet në një provincë të Torinos në Itali, dhe emërtimi i saj nuk ka të bëjë vetëm me përmasat e strukturës, por edhe për numrin e nxënësve dhe mësuesve.
Një mësuese e vetme, për vetëm një nxënëse. Janë këta numrat e shkollës fillore të Alpette, ku gjatë vitit të ardhshëm shkollor 8 vjeçarja Sofia, do të frekuentojë sërish e vetme shkollën.
“Marr xhaketën dhe e vendos në nëj karrige pranë të times, pastaj hap një libër në tavolinë dhe shtirem sikur është dikush”, thotë e vogla.
Vitin e kaluar në këtë shkollë ishin katër nxënës më të mëdhenj. Mësuesja Isabella Carvelli, shprehet se ajo që po përjeton është një eksperiencë që i ka dhënë shumë, “Gjithçka është njëlloj si në çdo shkollë tjetër, përveçse ka shumë më shumë qetësi”./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





