Transmetuar më 11-06-2014, 15:54

Ethet rriten, një Botëror që do ta mbajmë mend gjatë është gati të nisë, dhe para se diskutimin ta marrë fusha, ju ftojmë për një xhiro virtuale në stadiumet ku do të luhet Brazil 2014, citon Supersport.

Kanë kushtuar 2 miliardë e 811 milionë Euro stadiumet e Botërorit. Brazili do të mikpresë Kupën e Botës, por është ende duke u marrë me disa problematika evidente. Disa impiante madje janë gati duke marrë dorën e fundit.

Gjithsesi rezultati i punimeve tani është, 12 stadiume të rinj dhe modernë që do të shfrytëzohen shumë më tepër se strukturat e Afrikës së Jugut ku ende regbija gëzon më shumë respekt se futbolli.

Mane e Garrincha – Brazilia: 526 milionë Euro.

Nga të gjitha stadiumet më i kushtueshmi është ai i Brazilias, i realizuar me një investim prej 526 milionë Eurosh ndaj dhe rrugëtimi për detajet e impianteve braziliane fillon prej tij.

Mban emrin Mane e Garrincha, edhe pse i ndërtuar në Brasilia nuk do të presë finalen. Ka kushtuar 526 milionë Euro, pasi është ndërtuar nga fillimi, mund të presë deri në 72 mijë njerëz dhe këtu do të luhet një çerekfinale si dhe finalja për vendin e tretë dhe të katërt.

Maracana – Rio de Janeiro: 395 milionë Euro.

Vijojmë me mitikun Marcana të Rio De Janeiros, radikalisht i rikonstruktuar për 395 milionë Euro duke i ulur në të njëjtën kohë dhe kapacitetin.

Tani mund të presë 78 mijë persona, por në vitet e tij të arta mund të mbante deri në 200 mijë tifozë.

Është stadiumi ku do të luhet finalja e madhe, dhe rikonstruksioni prej 395 milionë Eurosh e tekaloi ndjeshëm preventivin fillestar, që ishte 230 milionë Euro.

Itaquerao – San Paolo: 329 milionë Euro.

Stadiumi Itaquerao i Sao Paolos do të mikpresë ndeshjen hapëse të Botërorit dhe ka një kapacitet prej 48 mijë vendesh, por edhe 20 mijë të tjerë mund të shtohen me tribuna të lëvizëshme me kërkesë të Corinthians, që do të ketë stadiumin pas përfundimit të Botërorit. Ka kushtuar 392 milionë Euro, por mbi të gjitha dhe jetën e 3 punëtorëve, të cilët vdiqën gjatë rikonstruksionit të tij.

Mineirao – Belo Horizonte: 228 milionë Euro. Stadiumi Mineirao i Belo Horizontes, ka kushtuar 228 milionë Euro dhe këtu do të luhen katër takime të fazës së grupeve, një ndeshje e 1 të tetave dhe një nga dy gjysmëfinalet. Vërtet sugjestionuese paraqitja në vështrim të parë të këtij impianti.

Forte Nova – Salvador: 226 milionë Euro.

Kapacitet prej prej 52 mijë vendesh për stadiumin Fonte Nova të Salvadorit, i rindërtuar në stadiumin e Bahias dhe që përfundoi në prill të 2013-ës, pas dy vjet e gjysmë punimesh.

Në ndërtimin e tij u impenjuan 4500 punëtorë dhe kushtoi 226 milionë Euro. Fonte Nova do të jetë teatri i katër takimeve të fazës së grupeve, një ndeshje të 1/8 dhe një prej çerekfinaleve.

Arena Amazonia – Manaus: 220 milionë Euro.

Arena Amazonia e Manaus ka kushtuar 220 milionë Euro. Eshtë një impiant me rreth 43 mijë vende dhe do të presë ndeshjen debutuese të Italisë me Anglinë, si dhe 3 takime të tjera të fazës së grupeve.

Arena Pantanal – Cuiaba: 187 milionë Euro.

Katër takime në program, të fazës së parë të Kupës edhe për Arena Pantanal të Cuiabas, stadium i rikonstruktuar për 187 milionë Euro dhe që ka 44 mijë vende për tu ulur.

Arena Pernambuco – Recife: 175 milionë Euro.

Për Arena Pernambucu u shpenzuan 175 milionë Euro dhe ka një kapacitet prej 42 mijë vendesh. Stadiumi i Recifes i pozicionuar në veri të vendit do të jetë teatër i katër takimeve të fazës së grupeve si dhe i një ndeshjeje të 1/8.

Castelao – Fortaleza: 170 milionë Euro.

Stadiumi Castelao i Fortalezas në verilindje të Brazilit ka kushtuar 170 milionë Euro, dhe mban kryesimin e të parit impiant të Botërorit, që ju dorëzua gati FIFA-s në dhjetor të 2012. Këtu do të jete skena e katër takimeve të fazës së grupeve, një të 1/8 dhe i një prej çerekfinaleve.

Arena das Dunas -Natal: 139 milionë Euro.

I pozicionuar në veriperëndim të Brazilit, stadiumi i Arena das Dunas në Natal, për të cilin janë shpenzuar 139 milionë Euro, ka një kapacitet prej 42 mijë vendesh dhe përveç sfidës mes Italisë dhe Uruguajit, do të mikpresë dhe 3 ndeshje të tjera të fazës së grupeve I

Arena de Baixada – Curitiba: 108 milionë Euro.

Arena de Baixada i Kuritibas, pas një ristrukturimi prej 108 milionë Eurosh, ka një kapacitet prej 71 mijë spektatorësh dhe në të do të luhen 4 ndeshje të Botërorit.

Biera-Rio – Porto Alegre: 108 milionë Euro.

Ka pësuar një operacion rimodelimi prej 108 milionë Eurosh dhe stadiumi Biera-Rio i Porto Alegres. Ndodhet në jug të vendit dhe në të do të luhen 4 takime të fazës së grupeve si dhe një sfidë 1/8.

Janë këto stadiumiet e Brazilit, aty ku do të marrin jetë mbrëmjet botërore nga ato që mbeten në memorje për një jetë të tërë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit