Transmetuar më 11-06-2014, 15:24

E konsideron veten me fat trajneri i Spanjës, që ka qënë pjesë e ndeshjeve dhe kampionateve të mëdha, megjithatë asnjë nuk guxon ta krahasojë me titullin në Kupën e Botës.

Për sfidën e parë me Holandën, Vicente del Bosque nuk mendon se lojtarët e tij do t’i zënë besë fitoreve të akumuluara deri më sot.

“Sportin e shikoj si aktivitet ku gjithçka ecën shumë shpejt. Lojtarët duhet të jenë gjithmonë gati sepse karriera e një futbollisti përfundon sa hap e mbyll sytë. Në çdo kompeticion duhet shkuar sikur të jetë i fundit. Nëse mendojmë kështu, nuk mund të pushojmë”.

Sipas opinionit të Del Bosque, Spanja nuk e nis rrugëtimin në Brazil si favorite, ndryshe nga ç’mendojnë shumë të tjerë.

“Ka shumë kombëtare që mund ta fitojnë këtë Botëror, dhe Brazili është pa dyshim vendi që mund ta marrë Kupën. Fakti që luan në shtëpi është një avantazh më vete”.

Tekniku i kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës, në vijim tha se Spanja mund të vazhdojë të surprizojë në arenën ndërkombëtare, edhe pse ka një stil loje, tashmë të njohur nga të gjithë.

Gjithsesi, Del Bosque inkurajoi të përzgjedhurit e tij që të qëndrojnë të fortë si në turnetë e mëparshëm, për t’u kthyer në shtëpi me trofeun e katërt të madh radhazi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit