Transmetuar më 11-06-2014, 13:44

Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por Mila Kunis dhe Ashton Kutcher nuk do të martohen tani afër.

Çifti i fejuar nuk ka bërë plane për martesë së afërmi, ndërsa kanë vendosur që të martohen pas lindjes së fëmijës së tyre.

Mediat britanike citojnë miq të afërt të çiftit, duke thënë se aktorja 30 vjeçare dhe i fejuari i saj 36 vjeçar, janë shumë të lumtur nga pritja e ëmbël dhe po merren me përgatitjet për ti uruar mirëseardhjen vajzës së tyre.

Ata kanë planifikuar që të zhvendosen në shtëpinë e tyre të cilën e kanë blerë plot 10 milionë dollarë në Beverly Hills.

Vetë Mila në një intervistë të fundit të saj deklaroi se Ashton i plotëson çdo dëshirë në ushqim, gjë që tregohet edhe në fotografinë bashkëngjitur ku shfaqet duke ngrënë akullore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit