Transmetuar më 11-06-2014, 11:23

Pont des Arts, një nga urtat më të famshme në Paris është rihapur këtë të hënë, pasi u mbyll një natë më parë, për të forcuar dy panelet e saj, të cilat rrezikoheshin për shkak të rëndesës së krijuar nga mijëra “kyçe dashurie”.

Prej vitit 2008, të dashuruarit kanë nisur të kyçin në këtë urë drynë dhe më pas hedhin në lumë çelësin e tyre, duke bërë kështu të mundur, kyçjen e dashurisë së tyre, në mënyrë simbolike.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i komunës së Ville Lumiere. “Dy panele janë dëmtuar dhe janë zëvendësuar përkohësisht nga dy të tjerë prej druri”, ka thënë ai. Incidenti ka ndodhur të dielën në mbrëmje.

Ura, e ndërtuar nga Napoleoni në vitin 1807, ndodhet në lartësinë e Luvrit dhe ofron një nga pamjet më romantike të Parisit. Ura, e cila është e lëvizshme, është mbyllur menjëherë dhe është evakuuar, deri sa u rregullua, për tu hapur prapë për publikun, të hënë që shkoi. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit