
38 vjeçarja Mandy Sellars vuan nga një shformim gjenetik dhe mbart një sëmundje, e cila bën që këmbët e saj të rriten në mënyrë të vazhdueshme dhe të pakontrolluar gjatë gjithë jetës.
Tashmë mjekët kanë mundur të gjejnë një lloj trajtimi, i cili me shumë mundësi do të mbajë në kontroll sëmundjen që mendohet të ketë origjinën në ADN-në e 38 vjeçares.
I gjithë mankthi i Mandy nisi kur mjekët, në bazë të provave gjenetike, zbuluan se ajo vuante nga një sëmundje e pa parë më parë. Këmba e saj e majtë rritej në pafundësi dhe infektohej më një sëmundje të njohur si septicemia, në gjuhën mjekësore.
Mjekët u detyruar të prisnin këmbën e saj, por kjo nuk ishte zgjidhja e problemit. Ajo nisi të rritej sërish dhe brenda një viti kaloi gjatësinë prej një metri.
Me këtë rast nisën të merren profesorët dhe doktorët në Universitetin e Kembrixhit. Për një vit rresht, doktor Robert Semple studioi në detaje ADN-në e Sellaes. Kështu ai zbuloi se 38 vjeçarja vuante vetëm nga një mutacion gjenetik.
Studimi i mjekut bëri që shkencëtarët të nisnin kërkimin e një forme për të eliminuar këtë gjen që ka pësuar mutacion i cili provokon rritjen e pakontrolluar të këmbës. Tashmë Mandy Sellars ka nisur trajtime dhe kura të reja, e është shumë optimiste. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





